Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama mes Veliajt dhe Ballukut

Bledian Koka: Shqiptarët po shohin me sy regresin e vendit, Rama negocioi të mos e pasqyronte në progres raportin e BE-së...

18:34, 05/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në studion e Task Force’ gazetari Blendian Koka shprehet skeptik për progres raportin e BE-së i cili në fakt nuk prezanton regresin që Shqipëria po bën dhe që shqiptarët po e jetojnë në kurrizin e tyre dhe po e shohin me sy.

Në media flitet se është negociuar që në progres raport të mos përmendej rasti i Belinda Ballukut

 “Mendoj që ka disa vite që ne shohim progres raportin e BE-së, por në të njëjtën kohë ne qytetarët këtu shohim dhe regresin e Shqipërisë.

Për shembull fakti që shkoi në gjyq, në dosje e Belinda Ballukut pa i hyrë në xhep në këmbë asaj zonjës.

Dhe raportet, siç bëri, mos gabohem hashtag.al  kolegut Hasani, thanë që është negociuar fort me një fjalë që kjo gjëja të mos përmendet shumë te progres raporti. Deri në minutën e fundit dhe praktikisht edhe përgjigjja dhe reagimi i sotëm i ambasadores domethënë i tillë ishte.

Nga ana tjetër edhe qëndrimi apo reagimi apo po themi tërheqja e veshit që mund të pritej për qeverinë, raport me dhunën e ushtruar barbare, policore dhe të urdhëruar qartazi nga Edi Rama i cili ka kaluar nga dhuna policore tek gjobat në rrugë, tek gjobat në televizione.

Pra, ka një shkarje shumë të madhe të situatës në Shqipëri, e cila jo domosdoshmërisht mund të paraqitet në këtë progres raport, por mund të dëshmohet nga ambasadorja që është sot.

Pra, le t'i themi ca gjëra. Gjë që vazhdon të mos ndodhë, vazhdon të përdoret ajo gjuha diplomatike. Ne nuk do ta bëjmë këtë gjënë. Ne nuk do të tregohemi politikisht korrekt si progres raporti. Nuk do themi që progres raporti, si me thënë, i ka ca gjëra, po ka ca të tjera, sepse progres raporti në fund fare ka gjithmonë, ka ca fjalë të nevojshme për opozitën, që mund t'i thotë opozita shiko se çfarë thotë progres raporti, dhe ka dhe qeveria e Edi Ramës po bën, po vazhdon me reformat.

Ne flasim për që po cënohet mjedisi, po kur vjen puna për atë që është një nga projektet që e rrezikon mjedisin, që është projekti i Zvërnecit, do ta shikojmë. Po më fal, po kush po rrezikon mjedisin? Po rrezikoj unë e ti, që edhe kur gjejmë bidon në rrugë e hedhim në plehra, apo e rrezikon qeveria me projektet që shkatërron manastirin, shkatërron Zvërnecin, Divjakë-Karavastanë dhe Himarën apo gjithë Shqipërinë?

Sigurisht që qeveria është në të drejtën e vet të negociojë, me Marta Kosin, me Von der Leyen, t'i miklojë, të bëjë çfarë të dojë me ata. Siç jemi ne në të drejtën tonë për të thënë që gjëja, pasqyrimi në progres raport ndoshta mund të kishte qenë pak më i madh, pak më kritik dhe pak më afër qytetarëve shqiptarë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco