• Kontakt
Thursday, November 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

BoldNews.al
Fillimi KULTURE

“Eci zbathur mbi prush”, anatomia e një zjarri të heshtur

18:01 : 05/11/2026
në KULTURE

Nga Edjona Dervishi

Ka gjëra që koha i fshin nga kujtesa, ashtu siç ka të tjera që i bën më të pranishme me kalimin e viteve. Disa përvoja përfundojnë në çastin kur i jetojmë; të tjera vazhdojnë brenda nesh, duke marrë kuptime të reja sa herë u kthehemi. Ndoshta pikërisht këtu zë fill poezia: në atë pjesë të jetës që ka kaluar, por që ende nuk ka përfunduar brenda njeriut.

Në këtë hapësirë të paqartë mes asaj që ka ndodhur dhe asaj që mbetet, vendoset edhe libri poetik Eci zbathur mbi prush i Gjergj Zefit.

Titulli i librit sugjeron një përvojë të drejtpërdrejtë me dhimbjen. Të ecësh zbathur mbi prush do të thotë të përballesh me zjarrin pa asgjë që të të mbrojë prej tij. Por prushi ka edhe një kuptim tjetër: ai është zjarri që vazhdon të jetojë pasi flaka është shuar. Në këtë dykuptimësi mund të kërkohet një nga çelësat e librit.

Lexo edhe:

Grabitje e bujshme në Francë/ Vidhet “Apokalipsi” i Dali, “libri më i çmuar në botë”

“Sekretet e Dianës”, vëllai i saj publikon librin e ri me të pathënat e Princeshës

Poezia e Gjergjit duket se merret pikërisht me anatominë e këtyre zjarreve të heshtura: me atë që na ka djegur dikur dhe që, në forma të tjera, vazhdon të jetojë brenda nesh.

I njohur për veprimtarinë e tij në gazetari, Gjergji i afrohet poezisë nga një përvojë që, në pamje të parë, duket e largët prej saj. Gazetaria kërkon ngjarjen, faktin, dëshminë. Poezia merret shpesh me atë që u shpëton të tria këtyre: me kujtesën e një ndjesie, me peshën e një mungese, me atë pjesë të së vërtetës që nuk mund të provohet, por që njeriu e njeh si të vetën.

Në shënimin hyrës të librit, autori shkruan: «Unë nuk jam poet. Jam një gazetar që shkruaj poezi.»

Ky pohim përmban një paradoks. Njeriu që ka kaluar një pjesë të madhe të jetës duke vëzhguar botën, në një çast ndien nevojën të vështrojë atë që bota ka lënë brenda tij.

Gjergji e quan poezinë «një lloj profilaksie e shpirtit». Shprehja lidhet me paralajmërimin e njohur të Nietzsche-s për humnerën që, pasi e ke vështruar gjatë, nis të të vështrojë edhe ajo. Për një gazetar, i cili përballet vazhdimisht me pushtetin, dhunën, gënjeshtrën dhe fatet e thyera njerëzore, kjo marrëdhënie nuk mbetet thjesht një figurë filozofike.

Megjithatë, do të ishte kufizuese ta lexonim librin vetëm përmes profesionit të autorit. Gazetaria mund të shpjegojë një pjesë të shtysës për të shkruar, por nuk shpjegon botën që krijohet në poezi.

Në Eci zbathur mbi prush, përvoja intime ndërthuret me mitologjinë, historinë dhe kujtesën kulturore. Perënditë e lashta, figurat biblike, qytetet dhe peizazhet nuk shfaqen si dëshmi erudicioni. Ato bëhen pjesë e një përpjekjeje për t’i dhënë përmasë më të gjerë asaj që, në thelb, mbetet thellësisht njerëzore.

Miti ka një veti të çuditshme: u jep emra të përjetshëm përvojave që secili prej nesh i jeton si të papërsëritshme. Dashuria, xhelozia, tradhtia, dëshira dhe vdekja kanë ndryshuar pak që nga koha kur njerëzit filluan t’i rrëfenin përmes perëndive.

Në këtë kuptim, prania e mitologjisë në poezinë e Gjergjit krijon një marrëdhënie mes së përkohshmes dhe së përjetshmes. Një trup gruaje, një takim, një ndarje apo një kujtim mund të mbartin jehonën e një historie shumë më të vjetër se vetë personazhet që i jetojnë.

Kjo ndërthurje i jep librit një dimension që shkon përtej rrëfimit vetjak. Njeriu bashkëkohor, me vetminë dhe pasiguritë e tij, shfaqet si trashëgimtar i të njëjtave pyetje që kanë munduar njerëzimin prej mijëra vjetësh.

Një tjetër prani e vazhdueshme në këtë poezi është koha. Jo koha e kalendarit, por ajo që lë gjurmë në trup, në marrëdhënie dhe në kujtesë.

Te poezia Gushti, pjekuria e natyrës dhe e trupit njerëzor shfaqet në prag të shuarjes. Rrushi, fiqtë e çarë, jasemini dhe trupi i gruas krijojnë një peizazh ku bukuria është e pandashme nga vetëdija e kalimit të saj.

Poezia mbyllet me vargjet:

Jashtë,

ka ardhë dimri;

brenda,

ende digjet gushti.

Në këtë kundërvënie të thjeshtë mes dimrit dhe gushtit gjendet një nga idetë më të ndjeshme të librit: njeriu nuk plaket njëlloj në të gjitha pjesët e qenies së tij. Trupi i nënshtrohet kohës, ndërsa kujtesa dhe dëshira mund të vazhdojnë të jetojnë sipas një kalendari tjetër.

Te Gruaja e asaj nate, kjo marrëdhënie bëhet edhe më e dukshme. Kujtesa nuk mbetet vetëm në mendje. Ajo ruhet në trup, në një drithërimë që mund të zgjohet edhe kur vitet kanë ndryshuar gjithçka tjetër.

Ndërsa te Ullinjtë që s’i mbollëm, poezia zhvendoset drejt një forme tjetër të humbjes: asaj që nuk ka ndodhur kurrë. Ullinjtë e pambjellë bëhen shenjë e një jete të mundshme, e një të ardhmeje që ka ekzistuar vetëm në dëshirë.

Njeriu, në fund të fundit, nuk mbart vetëm kujtimin e asaj që ka jetuar. Ai mbart edhe peshën e asaj që nuk guxoi ta jetonte.

Këtu ideja e anatomisë së zjarrit merr një kuptim më të thellë. Nuk është vetëm dhimbja e asaj që kemi humbur, por edhe prania e asaj që nuk e patëm kurrë. Disa mungesa nuk kanë një ngjarje nga e cila të kenë lindur. Megjithatë, ato mund të na shoqërojnë gjatë gjithë jetës.

Poezia ka aftësinë t’u japë një lloj ekzistence edhe këtyre mungesave. Ajo nuk e ndryshon atë që ka ndodhur, por na lejon të shohim se edhe ajo që nuk ndodhi mund të ketë lënë gjurmë.

Titulli ‘Eci zbathur mbi prush’ sugjeron kështu më shumë sesa përballjen me dhimbjen. Ai mund të lexohet edhe si një figurë e vetë shkrimit: përpjekja për të kaluar përmes përvojave që djegin, duke mos humbur ndjeshmërinë.

Libri përmbyllet me poezinë Kandili. Nga prushi i titullit te drita e kandilit krijohet një lidhje simbolike që mund të lexohet si një udhëtim nga zjarri që djeg te drita që ruhet.

Në fillim është prushi, nxehtësia e fshehur nën hi. Në fund është kandili, një flakë e vogël që nuk synon të përfshijë gjithçka, por vetëm të ndriçojë aq sa duhet për të mos mbetur në errësirë.

Mes këtyre dy figurave mund të përfytyrohet edhe lëvizja e brendshme e librit: nga përvoja që lë plagë drejt përpjekjes për t’i dhënë asaj një kuptim.

Në këtë udhëtim, dashuria, kujtesa, mitologjia dhe vetëdija e vdekjes nuk japin përgjigje përfundimtare. Ato e bëjnë më të dukshme pyetjen që qëndron pas tyre: çfarë mbetet nga njeriu pasi koha ka marrë gjithçka që mund të marrë?

Në shënimin e tij hyrës, Gjergji bën një dallim mes dy mënyrave të të shkruarit: gazetaria e ka mësuar të kërkojë faktin, ndërsa poezia të kërkojë atë që mbetet pasi faktet fiken.

Ndoshta ky dallim është edhe një çelës për leximin e ‘Eci zbathur mbi prush’.

Sepse faktet i përkasin asaj që ka ndodhur. Kujtesa, dëshira dhe humbja vazhdojnë të veprojnë shumë kohë më pas.

Dhe ndonjëherë, ajo që mbetet prej një jete nuk është ngjarja që mund të rrëfejmë, por gjurma që ajo ka lënë tek ne.

Ajo gjurmë është ndoshta forma më e heshtur e zjarrit./pamfleti.al

Etiketa: Gjergj Zefiliber

Lajme të lidhura

BOTA

Grabitje e bujshme në Francë/ Vidhet “Apokalipsi” i Dali, “libri më i çmuar në botë”

19:09 : 06/10/2026
SHOW BIZ

“Sekretet e Dianës”, vëllai i saj publikon librin e ri me të pathënat e Princeshës

18:23 : 25/09/2026
AKTUALITET

Pas skandaleve të qeverisë/ Rama kthehet nga feja: Po përgatis një libër iftari!

11:46 : 23/11/2025
AKTUALITET

“Do të trondisë politikën”/Avokati: Ilir Meta po shkruan një libër në burg

15:56 : 10/10/2025
SHOW BIZ

Momenti i sikletshëm/ Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos (VIDEO)

16:09 : 20/07/2025
AKTUALITET

Libri si aksesor plazhi

16:12 : 18/07/2025

TË GJITHA

“Eci zbathur mbi prush”, anatomia e një zjarri të heshtur

18:01 : 05/11/2026

“Shkoni te ‘Skënderbej’”, Gonxhja u tregon vendin protestuesve, Zhupa: Protesta nuk është festë e PS-së!

17:54 : 05/11/2026

Russell Brand shpallet fajtor për përdh*nim dhe tri sulme s*ksuale

17:40 : 05/11/2026

Terror në qiellin e Evropës: 18 alarme për bombë në avionë

17:30 : 05/11/2026

Dita e përballjes në PS? Rama mbledh Asamblenë mes protestave dhe çështjes Veliaj

17:20 : 05/11/2026

Vendimi i BSH: Zero komision për blerjet me kartë në çdo dyqan

17:13 : 05/11/2026

Zjarr në një godinë në New York, gjashtë persona humbin jetën

17:00 : 05/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com