Një avion pasagjerësh i kompanisë irlandeze Aer Lingus, i cili ishte nisur nga Dublini drejt Romës, është devijuar drejt një baze ajrore ushtarake në Francë, pas një alarmi për kërcënim me bombë.
Bëhet fjalë për një Airbus A320, që operonte fluturimin EI402. Avioni u drejtua për në bazën ajrore Évreux-Fauville, në Francë, pas marrjes së informacionit për kërcënimin.
Zyra e kryeministrit francez konfirmoi se autoritetet po e ndiqnin nga afër situatën.
“Po e monitorojmë nga afër situatën në lidhje me avionin e devijuar pas një kërcënimi me bombë”, thuhet në reagimin e zyrës së kryeministrit francez, sipas Reuters.
Sipas të dhënave të raportuara, fluturimi EI402 u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dublinit në orën 06:23 të mëngjesit dhe kishte si destinacion Aeroportin Fiumicino Leonardo da Vinci të Romës, ku pritej të mbërrinte në orën 10:50.
Devijimi i avionit u krye si masë sigurie, ndërsa autoritetet franceze po ndjekin procedurat për verifikimin e kërcënimit.
🚨✈️ Dublin’den Roma’ya gitmek üzere havalanan Aer Lingus’a ait Airbus A320 tipi yolcu uçağı, Fransa hava sahasında seyir halindeyken acil durum kodu (Squawk 7700) yayınladı. Paris yakınlarında, 36 bin 900 feet irtifada acil durum bildirimi yapan EI402 sefer sayılı uçakla ilgili gelişmeler takip ediliyor. Uçağın acil durum kodunu hangi nedenle yayınladığı henüz bilinmezken, uçuşun devamına ve olası bir acil iniş kararına ilişkin resmi açıklama bekleniyor.
— herdem_aviation (@muratherdemm) November 5, 2026


