Sulmuesi brazilian Raphinha ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me Barcelonën, duke zgjatur qëndrimin e tij në klubin katalanas deri në vitin 2030.

Marrëveshja e mëparshme e 29-vjeçarit ishte e vlefshme deri në vitin 2028.

Që prej transferimit nga Leeds United në vitin 2022, Raphinha është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës, duke konfirmuar statusin e tij si një futbollist i nivelit të lartë botëror.

Braziliani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në sukseset e skuadrës, duke ndihmuar Barcelonën të fitojë tre tituj të La Ligës, përfshirë edhe dy sezonet e fundit. Në repartin ofensiv, ai ka krijuar një dyshe të frikshme me talentin e ri Lamine Yamal.

Raphinha po kalon gjithashtu një sezon fantastik, duke u kthyer në pikën kryesore të sulmit katalanas. Ai ka realizuar 19 gola në 13 ndeshje në të gjitha kompeticionet, prej të cilëve 15 në La Liga, ku kryeson aktualisht listën e golashënuesve.

Top Channel