Siguruan kushtet për të vrarë Ervis Martinajn dhe Erigers Mihasin, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin
Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas daljes nga GJKKO, ku ka treguar kërkesat e saj gjatë seancës gjyqësore.
Ajo tha se ka kërkuar thirrjen e disa dëshmitarëve, mes tyre kryeministrin Edi Rama, ish-ministren Milena Harito, Eduard Shalsin dhe Namik Koplikun, lidhur me çështjen për të cilën akuzohet.
Kryemadhi u ndal gjithashtu te analiza financiare, për të cilën pretendoi se ka konstatuar mungesë dokumentacioni dhe ka kërkuar pavlefshmërinë e ekspertizës.
“Sigurisht që kërkova atë që është kërkuar dhe që ka dalë edhe në vendimin e gjykatës së shkallës së parë, pra në vendimin e parë të seancës paraprake, për thirrjen e dëshmitarëve të cilët janë pjesë e çështjes për të cilën pretendohet nga organi i akuzës.
Por, nga ana tjetër, është edhe thirrja e Edi Ramës dhe e të gjithë Ministrisë së Inovacionit që kanë qenë atëherë, zonjës Milena Harito, e cila është pjesë dhe është thirrur nga SPAK-u. Por edhe ajo thotë të vërtetën, sepse nuk ka çfarë thotë, sepse janë shkresat me vulë dhe me firmë.
Ndërkohë, kërkohet edhe, për ligjin e minierave, thirrja e Eduard Shalsit, i cili ka qenë kryetar i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese për amendamentin 19 të famshëm për servitutet vertikale, thirrjen e Namik Koplikut, i cili ka qenë relatori i ligjit, thirrjen e Esmeralda Shkjaut, që ka qenë propozuesja e amendamentit që propoohet nga Kuvendi dhe organi i akuzës ma atribuojnë mua si propozim, thirrja e gjithë grupit të ministrisë së Insdustrisë në atë kohë.
Ndërkohë sa i përket çështjes së analizës financiare, kemi konstatuar mungesë dokumentacioni, kërkuar pavlefshëmrinë e ekspertizës”, shtoi ajo.
Në fund, ajo nuk i ka kursyer batutat, teksa tha se kishte veshur një këmishë me trëndafila…
“Një trëndafil PS-je dhe një trëndafil PD-je”, tha ajo mes batutash me gazetarët.
Top Channel