Shqipëria po rritet ekonomikisht por jo të gjitha qarqet po ecin me të njëjtin ritëm. Gati gjysma e ekonomisë prodhohet në Tiranë teksa në disa qarqe rritja mezi kap 1%. Të dhënat e INSTAT tregojnë se hendeku ekonomik mes kryeqytetit dhe pjesës tjetër të vendit mbetet i thellë. Në vitin 2024 Tirana prodhoi 46.94% të gjithë Produktit të Brendshëm Bruto të vendit ndërsa rajoni Qendër përfaqësoi 52.87% të ekonomisë shqiptare. Por diferencat shfaqen edhe më qartë kur shohim sa prodhim ekonomik llogaritet për çdo banor.