Berisha-Ramës: Revolta e thellë e shqiptarëve është ndaj njeriut që ka ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin

14:34, 05/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

‘Revolta e thellë e shqiptarëve është ndaj njeriut që ka ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin’. ‘Lexo raportin, ke marrë fund’, tha Berisha në një mesazh për Ramën gjatë konferencës me gazetarët’.

Marsi Korreshi, SRI TV: Zoti Berisha, po ashtu në konferencën e ditës së sotme që pati me ambasadoren e Bashkimit Europian, kreu i qeverisë Edi Rama sulmoi sërish protestuesit duke thënë se duart e regjimit iranian janë në bulevard dhe se ka fakte për këtë, dhe duke shtuar se dorëheqja e tij nuk imponohet nga rruga. Keni një koment për këto deklarata? Faleminderit.

Sali Berisha: Në fakt, ai është rikthyer në origjinë.

Po problemi është se ky rikthim nuk kuptohet nga gjenerata e re, e cila nuk ka përjetuar diktaturën e etërve të tij, të cilët nga mëngjesi gjer në darkë i terrorizonin shqiptarët me gogolin e armikut të jashtëm dhe gogolin e armikut të klasës, armikut të brendshëm.

Ky përdor pikërisht këtë skemë.

Njëherë thotë Irani, dhe sjell si shembull një zonjë, e cila deklaroi se e kisha takuar Ahmadinexhadin. Po Ahmadinexhadin e ka takuar disa herë Rama-Veliaj në Internacionalen Socialiste në Teheran. E kam takuar thotë sepse kam fituar në konkurs në leximin e Kuranit dhe kam dalë lexuesja më e mirë në rajon dhe kam qenë e ftuar.

Tani kjo, është argumenti se zonja Ikbale, mos gaboj, ishte super agjentja iraniane, pastaj gjeti dhe këtë Gonxhaj, u përpoq ta lidhte, të asaj lidhte.

Në fakt është revolta e thellë e qytetarëve shqiptarë ndaj një njeriu, ndaj një njeriu që ka ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin, si pushtuesi më i egër që kanë njohur shqiptarët në histori. Është sundimtari më kleptokratik në historinë e Shqipërisë.

Dhe asnjë lidhje nuk kanë ato që thotë ai.

Ai përpiqet që të krijojë dhe një mirëkuptim tek drejtuesit e tjerë të cilët kanë vende të cilave kanë protesta, u përpoq shumë t'i servirë si ANTI-fa, bëri gjithçka por dështoi.

E vërteta, unë i them më mirë jep dorëheqjen se absolutisht je i pashpresë. Ke marrë fund. Ke marrë fund.

Lexo raportin, ke marrë fund. Nuk mund të pranojnë shqiptarët t'ia bllokosh ti rrugën e integrimit. Faleminderit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco