Duke ju pergjigjr interesit të gazetarëve për korrupsionin si pengesë e integrimit, kreu i PD Berisha tha se, ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Edi Ramës, krijimi i një qeverie teknike dhe reforma zgjedhore’.
Anisa Kadesha, RTSH: Zoti Berisha, sa e dëmtojnë ecurinë e procesit integrues të vendit të gjitha problematikat e parashtruara në këtë progres-raport, sikundër është edhe refuzimi i kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, konsideruar si një mungesë e vullnetit të mazhorancës për të luftuar korrupsionin?
Sali Berisha: Ilaçi, zgjidhja, antidoti është vetëm një: largimi i menjëhershëm i Edi Ramës, dorëheqja e tij.
Krijimi i një qeverie teknike apo kujdestare për të përgatitur me urgjencë, thotë reforma zgjedhore thotë vetë komisioni, dhe procedurën me zgjedhje të lira të ndershme, shqiptarët të zgjedhin ata që duan.
Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër. Për sa kohë Edi Rama të qëndrojë në atë zyrë, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është absolutisht prapa e kthyer.
Po ta merrni këtu, po të krahasoni këtë raport me të vjetshmin, ju do të gjeni gjëra këtu që përmbysin shtetin ligjor, përmbysin deri diku ata ku e vënë rendin kushtetues.
© SYRI.net
Vdekja e elektricistit në Dibër, Vata: Miliona euro për tendera, zero siguri për jetën e punëtorëve
‘Pse Rama po i vret fëmijët tanë?’/ Gjoba absurde e AMA-s për SYRI-n, reagon Flavio Qarri: Më habit arsyeja...
Berisha-Ramës: Revolta e thellë e shqiptarëve është ndaj njeriut që ka ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin