Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës për vendimin ndaj ish-krerëve: Nuk është vendim politik, i pranojmë vendimet e gjykatave
Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, ka komentuar vendimin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se bëhet fjalë për një vendim të gjykatës dhe jo për një vendim politik.
Gjatë një konference të përbashkët për media me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Glauk Konjufca, Cassis është pyetur lidhur me vendimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Kryediplomati zviceran ka thënë se shteti i tij mbështet drejtësinë ndërkombëtare dhe respekton vendimet e gjykatave, duke shtuar se nuk e sheh si të përshtatshme komentimin e tyre.
“Zvicra i mbështet gjykatat ndërkombëtare dhe Zvicra i pranon vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe nuk i komenton këto vendime. Sepse është vendim i gjykatës dhe nuk është vendim politik, prandaj Zvicra i pranon këto vendime”, deklaroi Cassis.
Deklarata e tij vjen pas një procesi gjyqësor që zgjati rreth gjashtë vjet dhe që është përcjellë me reagime e kritika të shumta në Kosovë, përfshirë shqetësimet e ngritura lidhur me transparencën e procesit dhe pranimin e provave të paraqitura nga Serbia.
Ndërkaq, Zvicra përmes kësaj deklarate ka ritheksuar qëndrimin e saj për respektimin e vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, pa ndërhyrë në vlerësimin e përmbajtjes së tyre.
‘Liria ka Emër’ letër Parlamentit Evropian: Kërkesë për veprime urgjente në raport me Specialen
Gjashtë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së
Çitaku: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së i papranueshëm, kërkojmë drejtësi, jo privilegje
- 15:06 Hita: Policia Alpine, strukturë e specializuar dhe e domosdoshme për operacionet e kërkim-shpëtimit
- 14:32 Irani kërcënon me sulme përtej Lindjes së Mesme: A rrezikohet Evropa?
- 14:31 Studentët i drejtohen Kushtetueses, kërkojnë shfuqizimin e tri akteve normative për protestat
- 14:26 ‘Liria ka Emër’ letër Parlamentit Evropian: Kërkesë për veprime urgjente në raport me Specialen
- 14:06 Berisha reagon për raportin e KE-së: Rama përgjegjës për problematikat, Shqipëria një diktaturë autoritare
- 13:54 Rekord në Brazil, arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq pas përleshjes masive në fushë (VIDEO)