Kina kërcënon BE-në me kundërmasa nëse Brukseli kufizon aksesin e saj në tregun evropian

5 Nëntor 2026 | 13:40

Ambasadori i Kinës në Bashkimin Evropian, Cai Run, ka paralajmëruar se Pekini do të ndërmarrë kundërmasa nëse Brukseli miraton kufizime tregtare që prekin interesat kineze.

Deklarata vjen në një kohë kur Komisioni Evropian po shqyrton krijimin e një instrumenti të ri mbrojtës, të quajtur “Kill Switch”, i cili do t’i mundësonte BE-së ndërprerjen e aksesit të Kinës në tregun evropian në rast të çrregullimeve serioze tregtare.

“Kina kundërshton politizimin e çështjeve ekonomike dhe tregtare, tejkalimin e konceptit të sigurisë dhe përdorimin e presionit të njëanshëm”, deklaroi Cai Run.

Ai paralajmëroi se nëse BE-ja vendos masa kufizuese dhe diskriminuese ndaj Kinës, Pekini do të përgjigjet për të mbrojtur interesat e veta.

Ndërkohë, Brukseli po përpiqet të frenojë rritjen e importeve kineze me çmime të ulëta, të cilat, sipas të dhënave të doganave kineze, janë rritur me 25% gjatë vitit të kaluar.

Përplasjet tregtare vijnë në një moment kur BE-ja përballet me një deficit të madh tregtar me Kinën. Tetorin e kaluar, liderët evropianë i kërkuan Komisionit Evropian të hartojë një mekanizëm që mund të aktivizohet shpejt kundër vendeve, politikat e të cilave shkaktojnë pasoja serioze në tregun evropian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata amerikane pezullon përkohësisht dëbimin e shtetasve afganë

Një plan për dëbimin e dhjetëra shtetasve afganë nga Shtetet e Bashkuara është pezulluar përkohësisht nga një gjykatëse federale në Nju Jorkut. Vendimi vjen pas...
13:25 | 05/11/2026

42 viktima nga një sulm rus në Ukrainë, dhjetëra persona dyshohet se janë ende nën rrënoja

Ka shkuar në 42 numri i personave të vrarë nga sulmi rus ndaj një qendre për shpërndarjen e ndihmave humanitare në rajonin e Zaporizhzhisë, në...
13:19 | 05/11/2026

BE-ja i jep Ukrainës 4.89 miliardë dollarë, fondet do të përdoren për buxhetin dhe mbrojtjen

Komisioni Evropian ka disbursuar të enjten 4.36 miliardë euro për Ukrainën, në kuadër të paketës së kredisë mbështetëse prej 90 miliardë eurosh, me synim përballimin...
13:12 | 05/11/2026