Rama shfaqet i tërbuar: Akuzat e Veliajt janë zhurma, shqiptarët fatkeqësisht s'e shohin progresin tim

12:36, 05/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama u shfaq i tërbuar në një konferencë për shtyp me ambasadoren e BE ku u prezantua progres raporti i Bashkimit Evropian që damkos qeverisjen e tij.

Rama tha se fatkeqësisht shqiptarët nuk po e shohin progresin e qeverisjes së tij.

Ndërkohë ai nuk u përgjigj për akuzat e Erion Veliajt, duke thënë se nuk komenton zhurmat.

Sipas tij, deklaratat e Veliajt janë si zhurmat e makinave në bulevard që nuk janë të rëndësishme.

“Raporti i progresit është pasqyrë e punës së qeverisë dhe kush do të dijë se në çfarë forme është qeveria, lexon raportin e progresit dhe e ka aty dëftesën e qeverisë, një dëftesë që mua më gëzon se është shumë e qartë se Shqipëria ka bërë një progres të madh, të cilin për fat të keq shqiptarët nuk e konstatojnë nga ekranet dhe kanalet e dezinformimit publik.

Nga ana tjetër dua të them se qeveria është në krye të detyrës dhe vazhdon të punojë çdo ditë me këtë objektiv për të cilin jemi mbledhur këtu, objektivi historik i bashkimit përfundimtar të vendit tonë me Evropën dhe moslejimi i humbjes së një mundësie historike.

Të tjerat janë si ato zhurmat e makinave që shkojnë dhe vijnë në bulevard. Aq sa janë ato të rëndësishme për ne që jemi këtu, aq janë të rëndësishme për mua ato që pyetët ju,” tha Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco