Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares portugeze, vijnë reagimet e para

5 Nëntor 2026
12:30
Alfred Lleshi
back button

Pas 20 vitesh, 234 ndeshjesh dhe 146 golash, aventura e Cristiano Ronaldos me fanellën e Portugalisë ka marrë fund. Lajmin e bëri të ditur vetë ylli portugez përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Vendimi i tij ka sjellë reagime të shumta nga bota e futbollit dhe jo vetëm.

Luis Montenegro, kryeministër i Portugalisë: “Faleminderit! Ajo që ke bërë në fushë për Portugalinë do të jehojë në përjetësi. Edhe tani, jashtë fushës, do të vazhdosh të jesh Portugalia në botë”.

Elma Aveiro, motra e Ronaldos: “Krenaria më e madhe e jetës sime. Të dua! Gjithmonë me ty”.

Pepe, ish-shoku i skuadrës: “Ishte më shumë se futboll. Faleminderit për gjithçka, Cris!”. Të dy kanë luajtur së bashku në 348 ndeshje, mes Portugalisë dhe Real Madridit, duke kaluar 28.097 minuta në fushë.

Rio Ferdinand, ish-shoku te Manchester United. “Ishte një film, vëlla”, – shkroi ai, duke përmbledhur në pak fjalë karrierën e jashtëzakonshme të CR7.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit