Vijon zbatimi i masave ndëshkuese ndaj protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve në kryeqytet. Policia e Tiranës ka vendosur 31 gjoba të reja, me vlerë 5 mijë lekë secila, ndaj pjesëmarrësve në protestën e zhvilluar pasditen e së mërkurës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.