Kronikë
E rëndë në Dibër, shtylla elektrike zë poshtë elektriçistin, humb jetën në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në fshatin Vasije, në zonën e Kalasë së Dodës, në Dibër, ku një elektriçist rreth 47 vjeç ka humbur jetën gjatë punës.
Viktima është identifikuar si Lulzim Shehu. Ai ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, kur ajo është shembur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar plagë fatale.
Elektriçisti ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




