Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lexuar pretencën për të pandehurit e dosjes së bujshme “Plumbi i Artë”, duke kërkuar dënime të rënda me burg, deri në 35 vite për disa prej tyre.
Sipas pretencës së SPAK, dënimet e kërkuara për të pandehurit janë:
– Nuredin Dumani – 10 vite burg
– Henrik Hoxha – 35 vite burg
– Skerdi Tase – 13 vite burg
– Erion Alibej – 15 vite burg
– Besian Xhixha – 25 vite burg
– Enver Diva – 25 vite burg
– Xhulian Hoxha – 20 vite burg
– Petrit Qoli – 35 vite burg
– Agron Qoli – 20 vite burg
– Asllan Plaku – 20 vite burg
– Altin Ndoci – 25 vite burg
– Fatos Gosa – 20 vite burg
– Adrian Uzuni – 15 vite burg
– Albert Pashaj – 15 vite burg
– Gentian Sharra – 9 vite burg
Tashmë pritet vijimi i procesit gjyqësor, ku gjykata do të shqyrtojë kërkesat e Prokurorisë së Posaçme dhe më pas do të japë vendimin përfundimtar për të pandehurit.
Kujtojmë se Nuredin Dumani, Skerdi Tase dhe Erion Alibej kanë statusin e të penduarit të drejtësisë.
Episodet:
1. 1. Vrasja e Elvis Dedajt
* 5 qershor 2012
* Durrës
* Vrasje me paramendim.
* Ngjarja është përfshirë në listën e fakteve penale të dosjes.
1. Vrasja e Fatmira Habili/Dedaj
* 14 shtator 2013
* Durrës
* U vra në garazhin e një pallati.
* Sipas akuzës, bëhej fjalë për vrasje me pagesë.
1. Atentati ndaj Arben Islam Çetës
* 14 nëntor 2013
* Labinot-Fushë, Elbasan
* Vrasja mbeti në tentativë.
1. Atentati i parë ndaj Aredin Beharit
* 5 nëntor 2017
* Fier
* Tentativë vrasjeje.
1. Atentati i dytë ndaj Aredin Beharit
* 3 prill 2019
* Fier
* Sërish tentativë për eliminimin e tij.
* Pra, Aredin Behari ishte objektiv në dy episode të ndryshme.
1. Atentati ndaj Agim dhe Ilir Boriçit
* 11 prill 2018
* Fier
* Të dy u vunë në shënjestër, por vrasja mbeti në tentativë.
1. Vrasja e Andi Zylyfit
* 13 dhjetor 2019
* Në aksin Peqin-Elbasan.
* Andi Zylyfi u vra dhe Ardit Uruçi u plagos.
1. Shpërthimi me eksploziv ndaj pronës së Mustafa Subashit
* 29 janar 2020
* Durrës
* U përdor eksploziv për shkatërrimin e pronës.
1. Vrasja e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdias
* 2 mars 2020
* Durrës
* Dy viktima.
* Kjo është një nga ngjarjet kryesore të dosjes.
1. Vrasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia
* 27 prill 2020
* Durrës
* Dy vëllezërit u ekzekutuan në Shën Vlash.
* Dinamika e ngjarjes u lidh me dëshmitë e Klevis Allës dhe më pas me rrëfimet e Nuredin Dumanit.
1. Vrasja e Emiljano Ramazanit
* 20 korrik 2020
* Elbasan
* Vrasje me paramendim.
* Është një nga ngjarjet kryesore të lidhura me konfliktet kriminale në Elbasan.
1. Vrasja e Regis Runajt
* 29 korrik 2020
* Elbasan
* Vrasje me paramendim.
* Është trajtuar si një tjetër episod i rëndësishëm i konfliktit kriminal në Elbasan.
1. Vrasja e Bujar Çelës
* 17 shtator 2020
* Bradashesh, Elbasan.
* Është përfshirë në listën e vrasjeve të dosjes.
1. Tritol ndaj banesës së Talo Çelës
* 5 nëntor 2020
* Elbasan.
* SPAK e ka trajtuar si shkatërrim prone me eksploziv dhe si pjesë të konfliktit mes grupeve kriminale.
1. Atentati ndaj Lulzim Mashës
* 18 janar 2022
* Tiranë, zona e Liqenit Artificial.
* Vrasja mbeti në tentativë.
1. Plani për vrasjen e Elton Kilës
* 29 mars 2022
* Elbasan.
* Sipas akuzës, u siguruan kushtet dhe mjetet për vrasjen e tij, por ekzekutimi nuk u realizua.
1. Plani për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit
* Korrik 2020
* Elbasan.
* SPAK e ka cilësuar si sigurim kushtesh dhe mjetesh për kryerjen e vrasjes.
1. Plani për eliminimin e Indrit Dokles
* Prill–maj 2022
* Tiranë.
* Sipas dëshmisë së Dumanit, Ervis Martinaj kishte qenë i gatshëm të paguante 500 mijë euro për vrasjen e Dokles.
* Atentati nuk u realizua
© SYRI.net