“Fati europian i Shqipërisë është në duart tona”, Rama: Jemi në kilometrin e fundit drejt BE

“Fati europian i Shqipërisë është në duart tona”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një konference për median me ambasadoren e BE në Tiranë, e cila i dorëzoi në mënyrë zyrtare progres raportin e Komisionit Europian.
“Tregon këmbën tuaj të mbarë ambasadore. Për një kohë të gjatë rrëfimi i rrugëtimit të Shqipërisë është përcaktuar nga çfarë priste të ndodhte. Statusi i kandidatit por jo kurrë. Miratimi i piketave, por jo kurrë. Sot ky raport i publikuar dje nga Komisioni Europian përcakton një rrëfim të ri për hapat që duhet të hedhim. Fati europian i Shqipërisë është në duart tona. Ky është edhe lajmi kryesor i raportit. Shqipëria hyn në kilometrin e fundit për në BE. Ky kilometër i funit ka 1000 metra të tjerë për të përshkruar”, tha Edi Rama.




