Janë ditë kritike këto për Izraelin, ku zgjedhjet e përgjithshme nuk prodhuan dot një fitues të qartë, cka e zhyti vendin në ngërc politik: Në mungesën e një shumice qeverisëse, presidenti Isaac Herzog, ka nisur konsultimet me drejtuesit e partive të zgjedhura në Knesset, me shpresën të arrijë zhbllokimin e situatës.