Aktualitet

Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan/Dëmtime te mjeti ngjitur!

Një automjet u përfshi nga flakët në Elbasan, pas shpërthimit të dyshuar me lëndë plasëse në një nga gomat e para. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në lagjen “28 Nëntori”. Si pasojë e flakëve u dëmtua edhe një automjet tjetër tip “Benz”, i parkuar pranë tij.

Elbasan/Informacion paraprak. Rreth orës 02:00 të datës 05.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në njërën prej gomave të para të automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. D., i cili si pasojë është përfshirë nga flakët.

Nga përhapja e flakëve është dëmtuar dhe një automjet tip “Benz”, i parkuar në afërsi të automjetit të shtetases A. D..

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.