Ngjarje e rëndë në Burrel, vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën
Dy operacione policore kundër transportimit të emigrantëve të paligjshëm janë zhvilluar brenda 24 orëve në qarkun e Gjirokastrës. Si rezultat, tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Policia ka njoftuar se, gjatë ndërhyrjeve janë sekuestruar tre automjete dhe pesë celularë, ndërsa në dy rastet u konstatuan gjithsej tetë emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Gjithashtu bëhet e ditur se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Zhvillohen në 24 orë, 2 operacione kundër transportimit të emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht, në shtete të BE-së.
Operacionet, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin Operacional dhe me Komisariatin e Policisë Tepelenë.
Arrestohen 3 shtetas dhe punohet për kapjen e një tjetri.
Sekuestrohen 3 automjete dhe 5 celularët e të arrestuarve.
-Gjatë operacionit të koduar “Zona 01”, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B., 43 vjeç, banues në Durrës, A. C., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe A. L., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi 43-vjeçari dhe 38-vjeçari u kapën në afërsi të fshatit Shtëpëz, duke transportuar 4 emigrantë nga Vendet e Treta, ndërsa shtetasi A. L. kontrollonte rrugën, me automjet tjetër, për të sinjalizuar bashkëpunëtorët e tij, për prezencën e Policisë.
-Gjatë operacionit të koduar “Zona 02”, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. I., 29 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier. 29-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, automjetin me të cilin transportonte 4 emigrantë nga Vendet e Treta, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi dhe ka braktisur automjetin te kthesa e Memaliajt. Punohet intensivisht për kapjen e 29-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel