Një 20-vjeçar në Lezhë ka rënë në prangat e policisë pasi lëvizte me makinë i armatosur.

Sipas njoftimit të bluve i riu që gjithashtu shiste edhe drogë ka tentuar të largohet me vrap, pasi ka parë shërbimet e policisë.

Gjatë kontrollit fizik, 20-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak dhe 600 gramë kanabis. Ato u sekuestruan së bashku me makinën dhe 2 celualrë të të riut si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, të DVP Lezhë, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve për një shtetas që lëvizte i armatosur dhe shiste lëndë narkotike, finalizoi operacionin e koduar “Reagimi”.  

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 20 vjeç, banues në Lezhë.

 Ky shtetas është lokalizuar nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Lezhës. Sapo ka vënë re punonjësit e Policisë, ai ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe vënë në pranga.

Gjatë kontrollit fizik, 20-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak. Në vijim, gjatë kontrollit në automjetin që ai përdorte, u gjetën 600 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që ky shtetas dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.      

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë, sasia e lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 2 celularë dhe automjeti i 20-vjeçarit.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë