Gjashtë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së
Gjashtë vjet më parë, më 4 dhe 5 nëntor 2020, nisi një nga kapitujt më të rëndësishëm dhe më të ndjeshëm të zhvillimeve gjyqësore për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Brenda një dite, në Hagë u dërguan katër figura të rëndësishme të skenës politike të Kosovës: Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Që nga ajo kohë, ata u përballën me proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara, të cilat vazhdojnë të jenë në vëmendje të opinionit publik.Po atë ditë, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” u nis aeroplani drejt Hagës, me katër ish-krerët e UÇK-së, të cilët që nga ajo kohë u përballën me procesin gjyqësor në kuadër të Dhomave të Specializuara.
Pas rreth gjashtë vjetësh të procesit gjyqësor, më 16 shtator të këtij viti u shpall vendimi i shkallës së parë, ndaj të cilit pritet të vazhdojë procedura e ankimimit.
Ndërkohë, më 17 nëntor pritet të merret një tjetër vendim për ish-presidentin Hashim Thaçi, kësaj radhe në rastin e dytë gjyqësor që lidhet me pretendimet për tentim-pengim të drejtësisë.
Më 4 nëntor 2020 ishte ndaluar ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ndërsa një ditë më vonë, më 5 nëntor, në zyrat e EULEX-it u ndaluan edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.
Çitaku: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së i papranueshëm, kërkojmë drejtësi, jo privilegje
Rasti i Arlinda Zekajt, aktivistet kërkojnë takim me kryeprokurorin e shtetit
Schuebel: Kosova drejt BE-së, Shqipëria në radhë të parë të zgjerimit evropian
- 10:47 Shpërthimi në Elbasan, shefi i Shërbimit Zjarrfikës: Si i nxorrëm banorët nga katet e sipërme me autoshkallë
- 10:37 Alarmi për bombë në fluturimin nga Dublini në Romë, 8 kërcënime në Evropë një ditë më parë
- 10:25 Bernie Sanders: Trump duhet të mbajë përgjegjësi pas humbjes në zgjedhje
- 10:20 Shefi italian i kuzhinës pushohet nga puna pasi refuzoi të vendoste ananas në picë
- 10:19 Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, Policia vendos 31 gjoba dhe procedon penalisht dy persona
- 10:11 Lufta SHBA-Iran, a do të zgjasë rënia e çmimeve të naftës?