“I forti i Saukut” që u arrestua sot në Tiranë dhe e shkuara kriminale

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.11.2026, 10:22

Personi që shikoni në foton e mësipërme është Eduart Dushku, i njohur edhe si Edison dhe me nofkën “i forti i Saukut”, 49-vjeçari i arrestuar këtë të enjte në Tiranë, pasi u kap duke transportuar një armë zjarri me motomjet në Rrugën e Elbasanit. Gjatë operacionit të koduar “Eksponenti”, policia i gjeti një pistoletë me municion, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestrua edhe një jelek antiplumb. Në cilësinë e provës materiale u morën gjithashtu motomjeti dhe telefoni celular.

Emri i Dushkut është përmendur ndër vite në disa çështje penale, përfshirë vrasje me dashje, armëmbajtje pa leje, shkatërrim prone me eksploziv dhe zjarr, dëmtime me dashje, dhunë në familje dhe kallëzim të rremë. Një nga ngjarjet më të rënda me të cilat është lidhur emri i tij është vrasja e Avdulla Vrapit, më 22 gusht 2011, pranë zonës së Sanatoriumit në Tiranë. Ai u arrestua në mars 2012 në lidhje me këtë ngjarje dhe, sipas raportimeve mediatike, u dënua me dy vite burg.

Në shtator 2017, Dushku u arrestua sërish, nën dyshimin për përfshirje në djegien e një automjeti tip “BMW” në Sauk, në dhjetor 2014, dhe vendosjen e eksplozivit në një lokal, në shkurt 2015. Ndërsa në shkurt 2018, gjatë operacionit “Përsëritësi”, ai u kap sërish në Rrugën e Elbasanit me një pistoletë të tipit TT dhe tetë fishekë. Në atë kohë, policia dyshonte se kishte shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit