Nuk shënon, nuk bën lëvizje vendimtare dhe rrezikon të humbasë vendin në formacion. Çfarë po ndodh me Vinícius Junior? Real Madridi vazhdon të fitojë, por kriza e brazilianit nuk mund të injorohet më. Në 26 ditët e fundit, skuadra e José Mourinhos ka regjistruar 7 fitore radhazi mes La Liga-s dhe Champions-it, ndërsa Vinícius vazhdon të kërkojë veten. Edhe në ndeshjen ndaj AEK-ut, ku ishte titullar, nuk arriti të linte gjurmë.
Shifrat janë shqetësuese: vetëm 1 gol dhe 3 asistime në 12 paraqitje këtë sezon, të gjitha në kampionat. Në Champions League, bilanci është edhe më negativ: asnjë kontribut vendimtar në 4 ndeshje.
Ndërkohë, konkurrenca nga Güler dhe Diomandé po bëhet gjithnjë e më e fortë për të. Mourinho u përpoq ta mbronte brazilianin, duke e vlerësuar paraqitjen e tij, por pranoi se nuk kishte qenë i jashtëzakonshëm.
Te Reali nuk mjafton vetëm talenti. Kërkohen personalitet, vazhdimësi dhe aftësi për të përballuar presionin. Skuadra e Mourinhos nuk mund të presë pafundësisht. Vinícius rrezikon të mbetet pas, të humbasë formacionin titullar.







