Një avion që fluturonte nga Dublini në Romë bëri ulje emergjente në Aeroportin Evreux në Francë për shkak të një kërcënimi me bombë. Lajmin e njoftoi selia e kryeministrit francez, Matignon.
Deri më tani nuk është dhënë asnjë informacion në lidhje me alarmin, numrin e pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit në bord.
“Po e monitorojmë situatën në kohë reale sipas procedurave”, tha qeveria franceze pasi njoftoi se avioni, i operuar nga linja ajrore irlandeze Air Lingus, i planifikuar të mbërrinte në Romë në orën 10:30, do të drejtohej për në Bazën Ajrore Evreux në Francën veriore.
Rreth dhjetë fluturime në Evropë u shënjestruan nga kërcënime të rreme me bombë këtë javë, katër prej të cilave përfshinin një nga Mançesteri në Murcia të Spanjës, një nga Lisbona në Romë, një nga Dublini në Romë dhe një nga Dublini në Sofje.













