Një 31-vjeçar nga Kavaja ka rënë në prangat e policisë për vjedhje.
Nga hetimet dyshohet se Andi Sterniqi, gjatë periudhës 04.10.2026 - 27.10.2026, ka vjedhur sende/pajisje të ndryshme në 3 banesa, 1 dyqan dhe 1 automjet, në lagje të ndryshme në Kavajë.
Blutë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit/ëve të të riut.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u bë e mundur zbardhja e 5 rasteve të vjedhjes, të kryera gjatë muajit tetor 2026, në qytetin e Kavajës, dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit:
-A. S., 31 vjeç, banues në Kavajë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për vjedhje, pasi Prokuroria ka nxjerrë urdhër ndalimi më datë 19.10.2026.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 04.10.2026 - 27.10.2026, ka vjedhur sende/pajisje të ndryshme në 3 banesa, 1 dyqan dhe 1 automjet, në lagje të ndryshme në Kavajë.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, si dhe për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit/ëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë












Komente
Komento