Rasti i Arlinda Zekajt, aktivistet kërkojnë takim me kryeprokurorin e shtetit

5 Nëntor 2026 | 09:44

Aktivistet e Kolektivit Për Mendim dhe Veprim Feminist kanë shkuar sot para objektit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Takimi po mbahet pas insistimit të aktivisteve, të cilat përmes protestave në Prishtinë kanë kërkuar drejtësi për viktimat dhe llogaridhënie institucionale.

Fillimisht Policia e Kosovës nuk i lejoi të hyjnë brenda dhe të takohen me kryesuesin e KPK-së, Arian Gashin.

Pas konsultimit me kryesuesin, takimi është pranuar dhe aktualisht është duke u zhvilluar. Arsyeja e takimit është për të marrë më shumë informacione dhe detaje lidhur me ngjarjen e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Aktivistet kanë kërkuar që institucionet e drejtësisë të ndërmarrin veprime konkrete dhe t’u japin përparësi rasteve të dhunës dhe vrasjeve të grave.

Arlinda Zekaj u vra më 26 tetor në Vitomiricë të Pejës, ndërsa i dyshuar për vrasjen është kunati i saj.

Para vrasjes, ajo kishte raportuar dhunë në familje dhe kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet përgjegjëse.

Rasti nxiti protesta në kryeqytet, ku u kërkua hetimi i veprimeve dhe mosveprimeve të zyrtarëve që kishin trajtuar kërkesat e viktimës për mbrojtje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Schuebel: Kosova drejt BE-së, Shqipëria në radhë të parë të zgjerimit evropian

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Dirk Schuebel, i cili i ka dorëzuar...
19:41 | 04/11/2026

Ambasadori Schuebel vlerëson progresin e Kosovës, kërkon vazhdimin e reformave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të mërkurë ka pritur në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Dirk Schuebel, i cili...
18:58 | 04/11/2026

Presidentja Pula pranon Raportin e Progresit të Komisionit Evropian: Anëtarësimi në BE mbetet synim i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula priti këtë të mërkurë në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, i cili i dorëzoi Raportin...
18:12 | 04/11/2026