Como fitoi 9-1 ndaj Lens, reagon Fabregas: Ishte një mbrëmje e lumtur, gjithçka shkoi në favorin tonë

5 Nëntor 2026
9:24
Telesport
back button

Me këmbë fort në tokë dhe mendjen tashmë te përballja e radhës, një duel në “San Siro” kundër Inter. Trajneri Cesc Fabregas po shijon ende atë që ai e quan “një mbrëmje të lumtur, ku gjithçka shkoi siç duhet”, por mbetet shumë i kujdesshëm.

Ai thekson se “skuadra është plot me lojtarë të rinj që po e përjetojnë Champions League për herë të parë”. Megjithatë, gjërat po shkojnë jashtëzakonisht mirë. Duke mbajtur vendin e katërt në renditje dhe me Douvikas aktualisht golashënuesin më të mire.

Në fitoren 9-1 ndaj Lens, ekipi shfaq një vetëbesim të jashtëzakonshëm e të frikshëm, pavarësisht kundërshtarit apo vendit ku luhet ndeshja. “Ishte një mbrëmje e lumtur. I tillë është futbolli. Dje gjithçka shkoi në favorin tonë”, tha Fabregas.

“Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës. Duhet ta mbyllim sa më fuqishëm të jetë e mundur këtë periudhë të ngjeshur me ndeshje. Dje ishte një natë e mrekullueshme për Como dhe për tifozët tanë”, tha më tej spanjolli.

Fabregas, më pas tha: “Është koha të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të jemi modestë, duhet të vazhdojmë të punojmë. Jemi këtu për të mësuar, jo për t’u sjellë si yje të mëdhenj”.

“Kur pashë se ndeshjet tona të fundit ishin kundër PSG dhe Barcelona, e dija se duhej të siguronim sa më shumë pikë të ishte e mundur. Ato dy ekipe janë në një nivel tjetër krahasuar me të tjerët“, tha më tej Fabregas.

“Ka ende shumë futboll për t’u luajtur, por pres që të më kthehen shumë nga lojtarët që mungojnë. Është thelbësore për ne t’i kemi të gjithë në dispozicion. Tani, na duhet një përpjekje e fundit të dielën para se të bëjmë një pushim, vërtet kemi nevojë”, shtoi spanjolli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit