Como-ja i Cesc Fabregasit po shndërrohet në një nga surprizat më të mëdha të këtij sezoni në futbollin europian. Fitorja historike 9-1 në transfertën ndaj Lensit ka konfirmuar potencialin e skuadrës lombarde, e cila po mahnit me lojën dhe rezultatet në Champions League.
Asnjë skuadër italiane nuk kishte arritur të shënonte nëntë gola në një ndeshje europiane jashtë fushe. Como e bëri këtë në Lens, duke vendosur një rekord të ri dhe duke u ngjitur në krye të renditjes mes përfaqësuesve italiane në kompeticionin më prestigjioz të Europës.
Pas katër ndeshjeve të para, ekipi i Fabregas ka grumbulluar nëntë pikë, po aq sa Interi dhe Napoli së bashku. Zikaltrit kanë gjashtë pikë, ndërsa napolitanët tri. Me 19 gola të shënuar, Como renditet gjithashtu mes skuadrave më produktive të turneut, pas Paris Saint-Germain, që ka realizuar 20.
Fitorja ndaj Lensit nuk ishte thjesht rezultat i dobësive të kundërshtarit. Skuadra franceze renditet në vendin e nëntë në kampionat dhe ka regjistruar rezultate të rëndësishme, përfshirë suksesin ndaj Lyonit dhe triumfin në Superkupën e Francës kundër PSG-së.
Një nga pikat më të forta të Comos është loja e bukur dhe teknike. Nga portieri Butez te lideri Nico Paz, skuadra e Fabregasit ka futbollistë me cilësi të larta. Argjentinasi vazhdon të mahnitë me klas dhe kreativitet, ndërsa greku Tasos Douvikas po përjeton një sezon fantastik.
Sulmuesi është golashënuesi më i mirë i Champions League me gjashtë gola, duke lënë pas emra si Harry Kane, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe. Në kampionat ai ka shënuar edhe pesë herë, duke e çuar në 11 numrin e golave këtë sezon.
Fabregas pret gjithashtu rikthimin e Moise Kean, ndërsa futbollistët e rinj italianë si Liberali, Ricci dhe Matteo Papaccioli po fitojnë gjithnjë e më shumë hapësira.
Tashmë, objektivi i kualifikimit direkt në fazën tjetër të Champions League duket plotësisht i arritshëm. Megjithatë, kalendari i mbetur është i vështirë, me ndeshjet ndaj Betisit, PSG-së dhe Barcelonës, pas përballjes së radhës në shtëpi me AEK-un.
Përpara këtyre sfidave europiane, Como do të përballet të dielën me Interin në ‘San Siro’, në një duel që mund të ketë ndikim të madh në garën për titullin. Zikaltrit janë të dytët me 25 pikë, ndërsa Como ndodhet në vendin e katërt me 23.
Interi mbetet gjithashtu kundërshtari më i vështirë për Fabregasin. Në gjashtë përballjet e mëparshme, katër në kampionat dhe dy në Kupën e Italisë, trajneri spanjoll ka regjistruar pesë humbje dhe një barazim.
© SYRI.net
Zyrtare/ Harry Kane rinovon me Bayernin, sulmuesi anglez firmos deri në vitin 2029
Lajm pozitiv për Egnatian para sfidës me Craiovën, Nevil Dede konfirmon rikthimin e Bitrit
Aleksi motivon Egnatian para sfidës në Rumani: Do të luftojmë edhe për Sotën, Grudën dhe BakayokonBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: