Kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish studentët protestues për t’u ulur në dialog me qeverinë.
Kreu i qeverisë ka ndarë pamjet e sofrës në rrjetet sociale, ndërsa u ka bërë thirrje studentëve të pranojnë ftesën për bisedime.
Ndërkohë, studentët vijojnë të refuzojnë ftesën e Kryeministrit dhe kanë njoftuar se do të zhvillojnë vetëm protesta kombëtare dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë, në të njëjtën orë.
Ata vendosur zhvillimin e protestës së radhës kombëtare ditën e shtunë, më 7 nëntor, në orën 14:00, përballë Ministrisë së Arsimit.