Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare, e cila do të fillojë në orën 12:00.
Fillimisht pritet të miratohet procesverbali i mbledhjes së kaluar, pas së cilës do të zhvillohen deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Të lidhura
None found
Deputetët do të shqyrtojnë propozimet e grupeve parlamentare për emërimin dhe zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare, si dhe fushëveprimin e komisioneve për Legjislaturën XI.
Agjenda përfshin shqyrtimin e parë të tri projektligjeve: Projektligjit nr.11/L-021 për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligjit nr.11/L-019 për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Projektligjit nr.11/L-022 për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.
Gjithashtu, Kuvendi do të shqyrtojë raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor të Auditimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.








