Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi thotë se është kryesisht e vërtetë që lufta me Iranin ua shkaktoi humbjen republikanëve

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pranuar se është “kryesisht e vërtetë në masë të madhe” që lufta me Iranin ia ka shkaktuar humbjen republikanëve të martën në zgjedhjet e mesmandatit, transmeton "BBC". 

Republikanët kanë humbur shumicën në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve. 

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, në një postim në rrjete sociale tha se lufta me Iranin është arsyeja e humbjes. 

“Arsyeja pse humbëm është lufta”, thotë ai. “Të gjithë e dinë pse humbëm”, vazhdon ai. “Dhe çdo diskutim i sinqertë për atë se si do të vazhdojmë tutje, duhet të fillojë pikërisht nga kjo”.

E Trumpit i është kërkuar ta komentojë postimin e Vancet, dhe ai ka thënë se është kryesisht e vërtetë kjo. 

“Është kryesisht e vërtetë”, thotë Trump. “Ajo bëri që çmimi i naftës të rritet paksa, në një afat të shkurtër”.

Edhe Vance fajëson direkt luftën me Iranin për humbjen në zgjedhje Botë Vance fajëson direkt luftën me Iranin për humbjen në zgjedhje

Megjithatë, lidhur me luftën, ai thotë se do të kishte vepruar sërish në të njëjtën mënyrë. Ai shton se ajo që i shqetësoi votuesit ishin çmimet e karburanteve, e jo vetë lufta.

Trumpi ndërkohë ka thënë se po të ishte ai në fletëvotime do të kishin fituar republikanët.