
Dhjetëra shqiptarë të diasporës i kanë shkuar kryeministrit Rama poshtë hotelit në Frankfurt., duke i kërkuar dorëheqjen.
Kreu i qeverisë ndodhet në Gjermani, ndërsa qëllimi i vizitës nuk dihet ende ndërsa ai ishte ditën e sotme në Bruksel ku u publikua raport progresi i Shqipërisë nga Komisioni Evropian.
Me thirrjet “Dorëheqje, dorëheqje” dhe “Shqipëeria e shqiptarëve” ata qëndrojnë poshtë hotelit ku po qëndron kryeministri Rama dhe stafi i tij.
“Ti je aty lart ndërsa qytetarët ndodhen rrugëve të përgjakur e të përleshur për drejtësi, për spitale, për ilaçe, për arsim. Ti e ke shkatërruar atë vend. Jepe dorëqheqjen.” – tha njëra nga qytetaret e mbledhura poshtë hotelit.

