Një 74-vjeçar, i cili u aksidentua pasditen e sotme në aksin rrugor Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 18:00, kur një automjet i drejtuar nga një 58-vjeçar, me inicialet A. B., përplasi këmbësorin A. Sh., 74 vjeç, banues në fshatin Levan.
I moshuari u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk mundi t'u mbijetonte plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Nga testi i alkoolit rezultoi se ai nuk kishte konsumuar alkool.
Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
© SYRI.net