Fituan gjyqin, por nuk marrin paratë/ Motrat kërkojnë 72 mijë eurot që i dhanë hua 18 vite më parë

Lexo edhe:

Dy motra nga Durrësi denoncojnë shtetasin Pëllumb Braçe, të cilit i kanë dhënë hua 72 mijë euro në vitet 2008-2010, por që prej 18 vitesh nuk kanë arritur të rimarrin paratë.

Pas proceseve gjyqësore, ato kanë fituar të drejtën e kthimit të shumës, ndërsa në çështjen penale, sipas denoncueses, është dhënë vendim për 15 vite burgim. Megjithatë, ekzekutimi i detyrimit ka mbetur pezull, pasi përmbarimi nuk ka gjetur pasuri në emër të debitorit.

Dyshimet e motrave shtohen pas veprimeve për ndryshimin e pronësisë së apartamentit, ku familja e Pëllumb Braçes jeton prej vitit 2005.

Sipas tyre, kontrata e pronësisë është ndryshuar në vitin 2009, ndërsa ekspertiza kaligrafike e paraqitur prej tyre ngre dyshime për firmën e administratorit të kompanisë Gora sh.p.k. Përfaqësuesja ligjore e kësaj kompanie thotë se veprimet nuk gjenden në arkiv dhe se apartamenti vijon të përdoret nga familjarët e Braçes.

Pas më shumë se një dekade në kërkim, Braçe u kap nga Interpoli, kreu vetëm një muaj burg dhe tashmë janë hapur procese të tjera gjyqësore, duke rihapur një histori që motrat kërkojnë ta çojnë deri në fund për të rimarrë paratë e tyre. /tvklan.al

Lajme të lidhura