Champions League/ Pilo shënon sërish, por AEK i Athinës mposhtet në fund nga Reali i Jose Mourinhos
Liverpooli bie në ferrin turk në Ligën e Kampioneve. Skuadra e The Reds pësoi humbjen e parë dhe ishte Fenerbahçe ai që ia shkaktoi atë teksa e mundi me rezultatin 3-2 ku për skuadrën turke heroi i ndeshjes u bë Vedat Muriqi, autori i golit të fitores
Liverpool ishte ai që gjeti i pari rrugën e rrjetës në minutën e 24 me Nyoni që me një gjuajtje fluturimthi pranë zonës mposhti portierin e skuadrës turke për të marrë avantazhin 1-0. Por festa e The Reds zgjati shumë pak, pasi në të 28 minutë Fenerbahçe barazoi shifrat me Mason Greenëood që ekzekutoi një goditje dënimi me gjuajtjen e tij që gjeti edhe një devijim të Jacquet që nxori portierin Alisson në kundërkohë dhe kështu shifrat shkuan në 1-1 , të cilat mbetën të tilla deri në përfundim të 45 minutave të para.
Në pjesën e dytë, Liverpool arriti të shënojë sërish, këtë radhë me Isak në minutën e 69, por Fenerbahçe reagoi shumë shpejt dhe përmbysi gjithçka teksa fillimisht shënoi me Broën për të barazuar shifrat në 2-2, ndërsa pak minuta më vonë, Muriqi shënoi golin që i dha avantazhin 3-2 skuadrës turke. Ky ishte edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje me Liverpool që mbetet me 9 pikë, ndërsa Fenerbahçe pas dy barazimeve në 3 ndeshjet e para, shënoi fitoren e parë dhe shkon në kuotën e 5 pikëve.
Top Channel