Shtegtimi drejt lagunave bregdetare, flamingot ndalen në Liqenin e Pogradecit (VIDEO)

4 Nëntor 2026 | 20:16

Liqeni i Pogradecit është kthyer vitet e fundit në një stacion të përkohshëm për flamingot gjatë shtegtimit të tyre sezonal. Këta shpendë mbërrijnë kryesisht gjatë vjeshtës dhe pranverës, duke e përdorur liqenin si pikë pushimi gjatë udhëtimit drejt habitateve të tjera.

“Flamingot vijnë kryesisht nga jugu i Evropës dhe Turqia, ku ndodhen koloni të mëdha të tyre. Pogradecin e përdorin si një vendqëndrim të përkohshëm, ku qëndrojnë nga disa ditë deri në një ose dy javë dhe më pas vijojnë drejt lagunave të Nartës dhe Divjakë-Karavastasë, ku kalojnë dimrin. Këto grupe janë kryesisht individë të rinj, të cilët e përdorin këtë territor si ndalesë gjatë udhëtimit të gjatë”, thotë Gani Bego, specialist i zonave të mbrojtura.

Një nga faktorët që favorizon qëndrimin e tyre është tërheqja e nivelit të ujit, e cila ekspozon pjesën ranore të bregut dhe krijon kushte të përshtatshme për gjetjen e ushqimit.

“Kjo pjesë e liqenit, nga ish-vila deri në Drilon, në këtë periudhë tërhiqet për shkak të mungesës së reshjeve gjatë verës apo edhe hapjes së portave në Strugë. Kjo pjesë ngjan me një lagunë të vogël dhe flamingot gjejnë ushqim, duke u përshtatur mjaft mirë në këtë territor. Prania e tyre mund të lidhet edhe me ndryshimet klimatike të viteve të fundit”, thotë ai.

Përtej veçantisë që i japin peizazhit të liqenit, flamingot janë kthyer edhe në një atraksion për turistët dhe vizitorët, të cilët ndalojnë përgjatë bregut për t’i fotografuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Java e fundit e tetorit shënon rekord në Kardiokirurgji, 17 operacione të planifikuara dhe 5 urgjenca

Ekipi i mjekëve kardiokirurgë në QSUT ka realizuar 100 operacione me zemër të hapur vetëm gjatë muajit tetor. Shifra është bërë publike nga shefi i...
19:07 | 04/11/2026

Vdekja e Jesus de Miguel trondit Spanjën, në diskutim pezullimi i ndeshjeve të La Liga-s

Vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesus de Miguel, ka tronditur futbollin spanjoll, ndërsa është hapur diskutimi për pezullimin e ndeshjeve të fundjavës në të dyja...
18:59 | 04/11/2026

Turqia kundërshton raportin e Komisionit Evropian për Mesdheun Lindor, akuzon Brukselin për standarde të dyfishta

Turqia ka kundërshtuar vlerësimet e fundit të Komisionit Evropian lidhur me situatën në Mesdheun Lindor dhe memorandumin detar të vitit 2019 mes Ankarasë dhe Libisë....
18:53 | 04/11/2026