E moshuara ndodhej në apartamentin e saj, në të njëjtën ndërtesë ku shpërtheu banesa e një fqinji. Fuqia e shpërthimit shkaktoi dëme të mëdha në pallat, ndërsa 82-vjeçarja u gjet pa shenja jete.
Përveç viktimës, disa persona të tjerë pësuan asfiksi dhe u dërguan në Spitalin Rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e shpërthimit.













