Janë mbyllur pjesët e para në dy takimet e para për sot në Champions League. Në Athinë, AEK po barazon 1-1 ndaj Real Madridit.
Sfida u zhbllokua që në minutën e 12-të, ku pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Luka Jovic, ishte Aboubakary Koita që depërtoi bukur në zonë dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 28-të, Real Madrid barazon shifrat me golin e Jude Bellingham, por që anullohet për pozicion jashtë loje të anglezit.
Në minutën e 32-të, Bellingham gjen sërish rrjetën, pas asistit të Marc Cucurella. Këtë herë goli i anglezit është i rregullt dhe ishte një realizim shumë i bukur, me finte mbrapsht. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
I njëjti rezultat edhe në sfidën tjetër mes Fenerbahce dhe Liverpool, 1-1. Sfida në Stamboll u zhbllokua në minutën e 25-të, ku 19-vjeçari Trey Nyoni shënoi me një goditje fluturimthi, në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 29-të, Fenerbahce barazon shifrat me Mason Greenwood, i cili shënoi nga goditja e dënimit, ku falë edhe devijimit, topi përfundoi në portën e Alisson Becker.







