Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha takim me kryetarët dhe sekretarët e degëve

Romir Saraçi: Nëse Erion Veliaj ka pak dinjtet të denoncojë e të lajë mëkatet, të mos bëjë telenovela turke

19:19, 04/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeredaktori i Syri Tv Romir Saraçi thotë se kryebashkiaku Erion Veliaj nëse ka një fije dinjiteti dhe një fije stofi politikani apo dhe njerëzor, të flasi për ato çfarë qytetarët duhet të dinë dhe të lajë mëkatet.

I ftuar në studion e Task Force, Saraçi thotë se Veliaj të mos bëjë telenovelë turke por të denoncojë me fakte skandalet e qeverisë Rama.

“Nuk e di çfarë ka më për të humbur Erion Veliaj dhe çfarë mund t'i bëjë më Edi Rama, që pret Erioni që vazhdon rrotullon gjuhën për denoncimin e asaj që mund të jenë në dobi të vendit. Të gjitha llafet apo diskutimet, sulmet personale apo për ndjekjen e tij politike i shkojnë prapë për shtat, domethënë, asaj rrugës ligjore, betejës ligjore që Erion Veliaj duhet të ndjeki në të ardhmen. Erion Veliaj në qoftë se ka një fije dinjiteti dhe një fije stofi politikani apo dhe njerëzor, të flasi për ato çfarë qytetarët duhet të dinë dhe të lajë mëkatet”

Erion Veliaj të mos na bëj telenovelë turke pastaj. O të flasi, sepse ka qenë dhe një zëvendëskryeministër që quhet Arben Ahmetaj, e ka provuar në lëkurë me fëmijë, me kërcënime personale, me pengmarrje e të tjera me radhë, po ama të paktën guxoi, foli dhe denoncoi. Denoncoi afera të cilat sot kanë çuar zyrtarët më të lartë të shtetit... i kanë çuar pas hekurave.

Minimalisht të bëjë detyrën e vet si qytetar, si politikan dhe si kryebashkiak i Tiranës, të denoncojë, dhe më pas në qoftë se nuk i dënon dhe nuk i çon prapa hekurave ky SPAK-u që nuk vepron, se e dimë shumë mirë, që mos t'i kthehemi, të paktën janë qytetarët shqiptarë që ndërgjegjësohen dhe i bëjnë ata gjyqin, Erion Veliajt qoftë politik, se gjyqin përballë drejtësisë e ka vetë personal.

Por përplasja... kjo që po i ndodh Erion Veliajt është mesazh për t'i shkuar kujtdo, zyrtari të lartë të Partisë Socialiste apo bashkëpunëtori të Edi Ramës, që në fund fare do të ketë të njëjtin fat. Kur ka pasur të njëjtin fat Arben Ahmetaj, kur ka pasur të njëjtin fat Erion Veliaj, kur ka pasur të njëjtin fat...

Saraçi komenton dhe ku dallohet sjellja e Veliajt me Belinda Ballukun.

Belinda Balluku u tregua më e fortë, u tregua më burrë dhe më e hekurt se Erion Veliaj, jo se nuk ka pasur të njëjtin fat. Po siç edhe këta të tjerët që mund t'ia kenë kursyer, Belinda Balluku ishte nga ato që i vajti në zyrë Edi Ramës dhe i tha: në qoftë se ti do më vrasësh mua si gjyshin tim, unë do të tërheq me vete. Dhe kjo tashmë është domethënë... i kërkoj ndjesë SPAK-ut, por e kemi nga burime pranë kryeministrisë këtë gjë dhe nga njerëzit më të afërt të tyre, dhe prandaj ndryshoi historia që në takimin e tyre të parë që u bënë makinacionet edhe me Gjykatën Kushtetuese dhe me SPAK-un.

Po i lutemi Zotit, mos ndodhi, sepse nuk mund të diskutohen gjëra të tilla. Mos kenë fatin e bashkëpunëtorëve të Enver Hoxhës, dhe këta bashkëpunëtorët e Edi Ramës që i vrasin veten me dy plumba si dikur kryeministri i kohës. Kështu që çdo gjë që gatuhet, sot jemi në një vend të kopsitur, të gjithë bazën ligjore dhe fatin e gjithsecilit e ka shkruar Edi Rama.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco