• Kontakt
Wednesday, November 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Një në katër adoleshentë nuk lëviz fare, OBSH: 15 vite pa progres në nivel global

18:48 : 04/11/2026
në SHENDETI

Një në katër adoleshentë në mbarë botën pranon se nuk ka kryer asnjë aktivitet fizik për të paktën një orë gjatë javës së kaluar.

Të dhënat janë bërë publike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila vë në dukje mungesën e progresit në këtë drejtim gjatë 15 viteve të fundit.

Rreth 240 milionë të rinj të moshës 11 deri në 17 vjeç nuk kanë kryer asnjë ditë gjatë javës së kaluar aktivitet fizik me intensitet mesatar deri në të lartë, për të paktën 60 minuta, sipas një studimi të ri të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Studimi, i publikuar në revistën shkencore The Lancet Global Health, është zhvilluar në 140 vende dhe rajone, me pjesëmarrjen e më shumë se 3.2 milionë adoleshentëve, vajza dhe djem.

Në nivel global, adoleshentët deklaruan se kryejnë aktivitet fizik mesatarisht vetëm 2.7 ditë në javë, ndërsa vetëm 14% thanë se ushtrohen çdo ditë të javës, bëri të ditur OBSH-ja.

Lexo edhe:

Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës. Mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Dita e 23-të e protestës studentore/ Të rinjtë nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Sipas organizatës, këto rezultate dëshmojnë për “mungesë progresi në nivel ndërkombëtar gjatë 15 viteve të fundit”, pasi nivelet e aktivitetit fizik kanë mbetur pothuajse të pandryshuara.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rikujton gjithashtu se mungesa e aktivitetit fizik përbën një “faktor të rëndësishëm rreziku” për sëmundjet kardiovaskulare, diabetin e tipit 2 dhe disa lloje të kancerit.

“Prej 15 vitesh, nuk është shënuar asnjë progres në nivel global për të nxitur të rinjtë të jenë fizikisht aktivë, ndërsa vajzat mbeten veçanërisht prapa”, deklaroi në një njoftim drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Hendeku gjinor mbetet veçanërisht i theksuar. 28% e vajzave raportuan se nuk kishin kryer asnjë aktivitet fizik gjatë javës së kaluar, krahasuar me 22% të djemve.

Po ashtu, vetëm 11% e vajzave deklaruan se ishin fizikisht aktive çdo ditë, kundrejt 17% të djemve. Ky ndryshim vihet re pothuajse në të gjitha vendet e përfshira në studim.

Aktivitet fizik i sigurt dhe i përballueshëm

Studimi evidenton dallime të konsiderueshme ndërmjet vendeve. Në Namibi, Nepal dhe Filipine, për shembull, 40% e djemve dhe vajzave adoleshente deklaruan se nuk kishin kryer asnjë aktivitet fizik gjatë javës së kaluar. Ndërsa në Serbi dhe Bangladesh, më shumë se 30% e të anketuarve raportuan se kishin qenë fizikisht aktivë çdo ditë.

“Zgjidhja nuk qëndron te t’u themi adoleshentëve që të bëjnë më shumë përpjekje. Çështja kryesore është të sigurohemi që shkollat, rrugët dhe lagjet të jenë mjedise ku aktiviteti fizik, loja dhe lëvizja të jenë të sigurta, të lehta dhe të natyrshme”, theksoi Tedros.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, transporti, qasja në hapësira publike të sigurta, mundësia për të lëvizur në këmbë ose me biçikletë në mënyrë të sigurt, mjedisi shkollor, kostot ekonomike, perceptimet shoqërore dhe stili i jetesës gjithnjë e më shumë i orientuar drejt ekraneve janë faktorë që ndikojnë në mundësitë për të kryer aktivitet fizik.

Për këtë arsye, OBSH-ja bën thirrje për marrjen e masave më të forta në fushën e arsimit, transportit, planifikimit urban, sportit dhe shëndetësisë, si dhe për intensifikimin e përpjekjeve për të eliminuar pengesat e shumta me të cilat përballen vajzat.

“Vendet kanë nevojë për politika që mundësojnë përfshirjen e lehtë, të sigurt dhe të përballueshme të aktivitetit fizik në jetën e përditshme”, thekson Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Etiketa: OBSHshendetstudente

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës. Mblidhen para Ministrisë së Arsimit

15:18 : 04/11/2026
AKTUALITET

Dita e 23-të e protestës studentore/ Të rinjtë nisin marshimin në rrugët e Tiranës

13:43 : 04/11/2026
AKTUALITET

Media franceze: Rinia ka vënë nën presion pushtetin e Ramës!

12:00 : 04/11/2026
AKTUALITET

Gjobiten 36 protestues të tjerë/ Policia: Bllokuan rrugët!

11:17 : 04/11/2026
AKTUALITET

Berisha mobilizon strukturat e Tiranës: PD nuk tërhiqet nga protesta

21:17 : 03/11/2026
AKTUALITET

Studentët vijojnë protestën në Tiranë

20:36 : 03/11/2026

TË GJITHA

Një në katër adoleshentë nuk lëviz fare, OBSH: 15 vite pa progres në nivel global

18:48 : 04/11/2026

Protesta/ Arrestohen Goxhaj dhe Edison Lika, policia spërkat qytetarët me spraj me piper në fytyrë

18:29 : 04/11/2026

VIDEO/ Policia gjobit studentët protestues para Kryeministrisë

18:29 : 04/11/2026

Miku i Saimir Vishajt rrëfen momentet e fundit të avokatit: Ishte dobësuar shumë…

18:21 : 04/11/2026

A po shfaqen efektet e para të inteligjencës artificiale në tregun e punës?

18:08 : 04/11/2026

Hakerohet sistemi i kontrollit të shërbimit kombëtar të gjakut në Francë, rriten temperaturat në magazina

18:06 : 04/11/2026

Zgjedhjet në SHBA/ Zv.presidenti Vance zbulon arsyen e humbjes: Shkak, lufta

17:49 : 04/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com