AKTUALITET

FOTOLAJM/ “Shqiponjat” zbarkojnë para Kryeministrisë! Spraj me piper ndaj protestuesve, pasojat i vuajnë edhe vetë efektivët

18:32 - 04.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Situata përpara Kryeministrisë është tensionuar më tej mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku forcat e policisë kanë ndërhyrë ndaj protestuesve, ndërsa në zonë kanë mbërritur edhe efektivët e repartit “Shqiponja”.

Gjatë ndërhyrjes është përdorur spraj me piper, i cili është përhapur mes turmës, duke prekur jo vetëm qytetarët që ndodheshin në protestë, por edhe vetë efektivët e policisë.

Incidenti vjen pas përplasjeve të mëparshme mes protestuesve dhe policisë, kur disa qytetarë dolën përpara një furgoni policie, duke penguar lëvizjen e tij. Efektivët ndërhynë për t’i larguar, ndërsa gjatë përplasjes u dëgjuan edhe thirrjet “Mos i prek gocat!”.

Më herët, policia shoqëroi Edison Likën dhe Dritan Goxhajn, të cilët, sipas informacioneve paraprake, refuzuan të merrnin fletët e gjobave të vendosura ndaj tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.