Pallati 5 katësh ku ndodhi shpërthimi në lagjen “Qemal Stafa”, në qytetin e Elbasanit është bërë totalisht i pabanueshëm. Deri tani flitet për 1 person të vdekur, 10 të plagosur dhe një person i humbur.
Viktima është identifikuar si Hatixhe Berisha 82 vjeçe ndërsa familjarët kanë humbur kontaktin me 69 vjeçarin Hamit Ibro, i cili banonte në apartamentin ku ndodhi shpërthimi.
Gazetarja e Syri TV mëson se ndërhyrja është e vështirë pasi tre katet e sipërme të pallatit kanë përfunduar të shembura mbi katin e 2-të.
E moshuara që ndërroi jetë jetonte me të birin. Djali ka hyrë në apartament dhe ka nxjerrë fëmojët e mitur. Në momentin që ka tentuar të hyjë për të marrë nënën shkallët e pallatit janë shkatërruar dhe e ka pasur të pamundur të hynte brenda.
© SYRI.net