Papa Leo XIV reagon ndaj zgjedhjeve në SHBA: Autoriteti politik duhet të drejtohet drejt së mirës së përbashkët

Botë | 1 minutë më parë

Papa Leo XIV u është drejtuar qindra besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, duke dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë mbi përgjegjësinë politike pas zhvillimeve zgjedhore në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë fjalës së tij të mbajtur në gjuhën italishte, Ati i Shenjtë — i cili mban gjithashtu statusin e papës të parë që ka votuar në zgjedhjet presidenciale apo parlamentare të SHBA-së — nënvizoi se “bashkësia politike ekziston për hir të së mirës së përbashkët”.

Udhëheqësi i Kishës Katolike vuri theksin te rëndësia e orientimit moral të pushtetit, duke deklaruar se “ushtrimi i autoritetit politik duhet të drejtohet gjithmonë drejt së mirës së përbashkët”.

Sipas Papës Leo XIV, ky drejtim “duhet të strukturohet dhe të funksionojë sipas rrethanave lokale dhe historike, por gjithmonë duke pasur në zemër të mirën e të gjithë familjes njerëzore”.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme