Kos: BE-ja në dialog me Qeverinë e Kosovës për amendamentet e Ligjit për Specialen

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë se amendamentet e propozuara për Ligjin për Dhomat e Specializuara mund të rrezikojnë përparimin e Kosovës në reforma.

Ajo ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian tashmë është në dialog me Qeverinë e Kosovës lidhur me këto amendamente.

Duke folur për reformat në vend, Kos ka shprehur shpresën se me formimin e Qeverisë së re, Kosova do të ketë mundësi të ecë përpara.

“Me qeverinë e re, shpresoj që shteti ta ketë mundësinë të ecë përpara. Amendamentet në Ligjin për Specialen rrezikojnë ta minojnë çdo përparim, por tashmë jemi në dialog me Qeverinë e Kosovës sa u përket këtyre amendamenteve”, ka deklaruar ajo.

Sa i përket rrugës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian, Kos ka thënë se hapi i radhës është që 27 shtetet anëtare të pajtohen për t’i kërkuar Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës për anëtarësim.

Ajo ka theksuar se Komisioni Evropian është i gatshëm ta përgatisë këtë opinion, por për këtë nevojitet pajtimi i shteteve anëtare.

“Jemi të gatshëm ta bëjmë këtë. Por, për t’i bindur shtetet anëtare, Kosovës i duhen institucione të qëndrueshme, siç i ka tash, dhe përparim në reforma. Sa më i madh të jetë përparimi në reforma, aq më i fuqishëm do të jetë rasti i Kosovës për të ecur përpara”, ka thënë Kos.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika