Një shpërthim i fuqishëm, që dyshohet se është shkaktuar nga një bombol gazi, ka shkaktuar zjarr të madh në një pallat në Elbasan, duke alarmuar banorët e zonës. Dhjetë persona janë transportuar në spital për shkak të asfiksisë, ndërsa shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në godinë.
Banorët përshkruajnë momente paniku dhe frike, duke treguar se shpërthimi ishte aq i fortë sa tronditi edhe banesat përreth. Sipas dëshmive të tyre, një pjesë e pallatit është shembur, ndërsa rruga e ngushtë e vështirësoi ndërhyrjen e mjeteve të emergjencës.
Dëshmitë e qytetarëve:
Qytetari: Këtu afër e kam shtëpinë. Ishte shpërthim shumë i madh, u tronditëm dhe ne matanë. U shemb krahu matanë. Ishte vend i ngushtë dhe nuk hynte dot asnjë gjë, kjo ishte e keqja…
Qytetari tjetër: Ishte e tmerrshme, shpërthim i fuqishëm, dëmi duket shumë i madh. Shtëpinë e kam ngjitur…
Qytetarja: Dëgjuam shpërthim të madh si bombë. Dhe pallati jonë tjetër u trondit…
Qytetarja: Dëgjuam shpërthim… u trondit shtëpia, po rrijshim dhe thamë çfarë u bë kështu… shumë e frikshme.
© SYRI.net