Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, gazetarja jep detaje: Shkak dyshohet një bombol gazi, ka nisur evakuimi i banorëve

4 Nëntor 2026 | 15:49

Gazetarja e Euronews Albania, Edlira Xherri ka zbuluar detaje të reja lidhur me shpërthimin e regjistruar në një apartament në Elbasan. Gazetarja bën me dije se zjarrfikësit kanë nisur menjëherë evakuimin e banorëve të pallatit.

Sipas saj, dyshohet se shkak i shpërthimit është bërë një bombul gazi, e cila ka sjellë dëmtimin strukturor të shkallëve dhe mureve të pallatit.

Xherri shtoi se ndonëse ende nuk ka një shifër zyrtare nga autoritetet, raportohet se ka persona të lënduar si dhe qytetarë të bllokuar brenda ambientit ku ndodhi ngjarja.

“Ju përshëndes. Në fakt ka nisur evakuimi i banorëve në Elbasan, në vendin ku ka ndodhur shpërthim i fuqishëm nga ku janë shembur jo vetëm shkallët e ndërtesës, por edhe muret e atij apartamenti.

Aktualisht shërbimi i zjarrfikës është duke bërë evakuimin e banorëve të atij pallati. Realisht ka shkaktuar tension dhe panik te të gjithë ata banorë të atij pallati, por edhe të zonës, pasi ka qenë një shpërthim i fuqishëm.

Nga informacionet që kemi deri në këto momente dyshohet të jetë shpërthimi i një bombule gazi e cila ka shkaktuar shembjen jo vetëm të shkallëve të pallatit por edhe ndërtesës, mureve të tij. Ka persona të lënduar.

Ende nuk kemi një shifër zyrtare të personave që janë lënduar, por deri në këto momente thuhet që ka persona të lënduar dhe persona të bllokuar në ambientin ku ka ndodhur shpërthimi. Vlen theksohet se policia dhe gjithë grupi hetimor me gjithë zjarrfikëse, shërbimi i ambulancës janë të gjithë në terren duke punuar për të zbardhur të plotë gjithë ngjarjen”, tha gazetarja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Veliaj në ambientet spitalore të IEVP Fier, avokati Ndreca jep detaje: Më dorëzoi disa faqe nga ditari i tij personal

Avokati Plarent Ndreca ka ndarë detaje nga takimi i tij i fundit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj duke zbuluar se si paraqitet gjendja e...
15:36 | 04/11/2026

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar këtë të mërkurë në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe alarm tek...
15:27 | 04/11/2026

Vrasja e 29-vjeçarit në Bulqizë, policia: Dyshohet se u qëllua aksidentalisht gjatë gjuetisë

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Bulqizë, ku një 29-vjeçar humbi jetën...
15:16 | 04/11/2026