Shpërthimi në apartamentin e fqinjit i mori jetën, kjo është 82-vjeçarja që ndërroi jetë sot në Elbasan
Një 83-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në një apartament në qytetin e Elbasanit.
83-vjeçarja që humbi jetën banonte në apartamentin e katit të 5. Pritet ende ndërhyrja në apartamentin ku ndodhi shpërthimi. Sipas ekipeve në vendngjarje, si pasojë e shpërthimit është shembur edhe tarraca e pallatit.
Si pasojë e incidentit, tetë persona të tjerë mbetën të asfiksuar, ndërsa sipas informacioneve paraprake, ata ndodheshin jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, policia dhe ekipet e emergjencës, të cilat ndërhynë për evakuimin e banorëve dhe për shuarjen e zjarrit në apartamentin ku ndodhi shpërthimi.
Godina u evakuua e gjitha, ndërsa operacionet e emergjencës vijuan për menaxhimin e situatës dhe verifikimin e pasojave. Ndërkohë, priten detaje të tjera lidhur me rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit tragjik.
Top Channel