Janë arrestuar Gazmir dhe Sadete Fiku, djali dhe gruaja e viktimës Urim Fiku në Bulqizë.
Dyshohet se ata kanë fshehur armën e krimit.
Hetimet për vdekjen e 53-vjeçarit Urim Fiku në malin e Bulqizës kanë marrë një tjetër drejtim gjatë orëve të fundit, pasi ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar shenja që ngrenë dyshime për një vrasje me armë zjarri.
Viktima u gjet i pajetë ditën e djeshme, ndërsa fillimisht dyshohej se mund të ishte sulmuar nga kafshë të egra.
Pas transportimit të trupit në Tiranë për ekzaminime mjeko-ligjore, dyshohet se në pjesën e gjoksit është konstatuar një plagë e shkaktuar nga arma e zjarrit, si dhe një predhë plumbi.
© SYRI.net