Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarri në Elbasan - 10 persona po marrin trajtim mjekësor, u asfiksuan nga tymi

Ngjarje e rëndë në Burrel, vajza lyen me benzinë dhe i ve flakën babait 89-vjeç Adem Mara

Ngjarje e rëndë në Burrel, vajza lyen me benzinë dhe i ve flakën babait 89-vjeç Adem Mara

15:19, 04/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Elton Qyno Syri. net/

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Burrelit, ku një i moshuar 89-vjeçar ka pësuar djegie të rënda në trup, pasi vajza e tij e ka lyer me benzinë dhe i ka vënë zjarrin.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se për shkak të plagëve të rënda që ka marrë nga djegia, mësohet se Adem Mara vijon të qëndrojë në ambientet e spitalit në Tiranë, ku po ndiqet nën kujdesin e mjekëve.

Krimi në familje është regjistruar dy ditë më parë në fshatin Rremull të Burrelit, ku 89-vjeçari Adem Mara është djegur me benzinë nga vajza e tij 43-vjeçare, Majlinda Mara, e cila më pas i ka vënë zjarrin.

Rasti i rëndë është raportuar në policinë e Burrelit nga komshinjtë të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë. Për këtë ngjarje të rëndë policia kriminale e Burrelit ka nisur hetimet duke ndaluar vajzën 43-vjeçare të personit të dëmtuar, Adem Mara.

Deri në këtë fazë të hetimit ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e sakta se përse vajza Majlinda Mara lyeu me benzinë dhe më pas i vuri flakën babait të saj, 89-vjeçar.

Ndaj Majlinda Marës tashmë është ngritur akuza e “Vrasjes për shkaqe të marrëdhënies familjare” të mbetur në tentativë.

Aktualisht hetimet janë duke u ndjekur nga prokuroria e Dibrës, ku pritet që në ditët në vijim Majlinda Mara të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë “Arrest në burg” që do kërkojë prokurori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco