Seno Fishta, ish-banor i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, foli së fundmi në emisionin “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin.
Ai e përshkroi qëndrimin në shtëpi si një përvojë të jashtëzakonshme që e ka ndryshuar. Fishta tha se e vlerëson shumë atë mundësi dhe dëshiron të falënderojë, pa përjashtim, të gjithë ata që ia dhanë.
Të lidhura
None found
Pasi pa një story të postuar nga Ledioni, ku njoftohej se edicioni i ri i “Big Brother VIP Albania” do të nisë së shpejti, Fishta tha me shaka se do të donte të thyente rekordin e Sabianit për hyrjet. Ai e lidhi këtë dëshirë me pëlqimin e madh që ka për përvojën dhe emisionin.
Kur moderatori e pyeti nëse e kishte vendosur të konkurronte këngëtarin, ish-banori u përgjigj duke qeshur se patjetër do të donte të thyente të paktën një rekord: atë të hyrjeve.








